E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujtesë! Shqipëria në rrezik
Lajme

Kujtesë! Shqipëria në rrezik

(Në vëmëndje të Patronazhistëve, bashkëpuntorëve, dhe veglave të pista të PS)

Ka ditë që këto subjekte janë angazhuar të mësojnë se çdo të ndodhë në Protestën e 7 Tetorit në Tiranë?

Ju a them që në fillim:
Muaji Tetori në histori është i revolucioneve. I përplasjeve, i flakës, i gazit, i tymit dhe i ujit, është muaji i ndryshime të mëdha. Në Tetor po ndodhin edhe ndryshimet e relievit.
Kështu dhe ky Tetor do ti ngjasë historisë së tij.
Bashkëpuntorëve të regjimit që vinë e na pyesin:
Çdo ndodhë nesër?
U them: se asnjë nuk e di!
Çfarë është bërë është thënë. Të vërteta të pa thëna nuk ka. Protesta është e lirë, e rrëmbyeshme si shiu që përmbyti Vlorën dhe Shqipërinë. Ajo është shpërthim popullor kundër Narkoshtetit, kundër Narkodrejtësisë. Ajo është në marrazin e të vjedhurve, e të përdhosurve, e të burgosurve politik, e të papunëve, e pensionistëve, e të rinjve, e emigrantëve dhe antarëve të përbuzur të PS.
Njëherësh për të shuar kurreshtjen po ua them juve të shërbimit me sy e veshë:
Të gjithë Ju jeni të evidentuar se kush jeni.
Ju që luani me shumë porta,
Ju që mblidhni e dërgoni informacione.
Jeni me emër e mbiemër. Jeni me foto, jeni me historik sjellje, paçka kamuflazhit që vishni, paçka buzëqeshjes jezuite.
Ju jeni kategoria më e pisët e këtij vëndi.
Ju do merrni atë çfarë kërkoni.
Prisni deri nesër. E keqja ka një emër: Edvin Rama.
Të tjerët i duam të gjithë në rrugë. Shqipëria në rrezik!/ Çuçi Journal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.