E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës, Emri Vata fitues i primareve
Politikë

Kukës, Emri Vata fitues i primareve

Sot demokratët kuksianë kanë votuar për kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.

Pas përfundimit të numërimit të votave në Kukës, demokratët kukësianë zgjodhën me votën e tyre zotin Emri Vata si kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendore të datës 24 shtator 2023 nëpërmjet një procesi të qetë e transparent!

Ndërkohë që pas përfundimit të procesit të numërimit të votave ka folur për mediat kandidati fitues i dalë nga primaret e Partisë Demokratike.

Emri Vata pas falënderoi ata që e votuan u bëri thirrje të gjithë për një fushatë qytetare.

“Sot është një ditë e shënuar për PD Kukës pasi futemi në një fushatë zgjedhore për ta fituar atë bindshëm dhe për të ndryshuar faqen e Kukësit”.

“Në do të kemi mbështetjen e zonës gri të Kukësit”, tha ai.

Intervsita e plotë:

Njoftim për shtyp

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023,  Primaret në PD Kukës për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT

PARTIA DEMOKRATE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.