KUKËS/ Plagosën me armë kushëririn pas konfliktit për pronën, arrestohen 2 vëllezërit
Policia ka arrestuar sot dy vëllezër në Kukës, Xhevdet dhe Albert Muja.
Këta dy të fundit plagosën dje me armë kushëririn e tyre, Gazmen Mujan.
Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive pronësie.
Dy vëllezërit qëlluan me armë në këmbë kushëririn e tyre.
Pas ngjarjes, Xhevdeti dhe Alberti u arratisën, por sot kanë rënë në prangat e policisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



