Kukësi e mbyll pa gola ndeshjen e parë
Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Kukësit dhe Qarabagut
Ky takim përfundoi pa gola, ku kuksianët u mbrojtën mjaft mirë, teksa rrezikuan me anë të kundërsulmeve.
Azerët ushtruan presing të lehtë gjatë pjesës më të madhe të lojës, por pa patur raste të rrezikshme.
Rezultati 0-0 lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit përsa i përket kualifikimit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Azerbajxhan më 1 gusht në orën 19:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



