E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
 Kukësi humbet me Katriotin  dhe mbetet në zonën e ftohtë
Sport

 Kukësi humbet me Katriotin dhe mbetet në zonën e ftohtë

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Ishin verilindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta.

Në minutën e 28’, ishte Santiago Selmani i cili me rastin e parë për krutanët i kaloi në avantazh.

Verilindorët provuan sërish për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin.

Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit, por vazhdon të shpresojë te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë në vendin e tetë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 1-0 KUKËSI

S. Selmani 26′

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.