Kukësi merr 3 pikë të vlefshme me Bylisin
Kukësi mundi Bylisin me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Pas ndeshjes foli trajneri i ballshiotëve, Naxhi Shensoj.
“Është fitore e rëndë, Kukësi nuk krijoi asnjë rast pjesën e parë. Ata ishin në eufori se kishin fituar me Laçin. Në pjesën e dytë s’jam i kënaqur me ekipin, aty ku mendojmë se jemi më fortë, aty po pësojmë gola. Do analizojmë, por nuk më pëlqen pse pësojmë. Ne bëjmë lojën kundërshtarët fitojnë. Lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Ua anulova pushimin, duhet të flasin hapur ku është problem. Nëse jam unë largohem, se nuk kam ardhur këtu për karrierë. Nëse sjanë të kënaqur me mua i puth në ballë dhe i qeras me bakllava nga Stambolli dhe largohem. Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia, si trajner me eksperiencë
Kundërshtari luan mirë aq sa e lejon ti, ne nuk e lejuam pjesën e parë. Por në pjesën e dytë e lejuam, nuk kisha cfarë të bëja unë. Nuk është vetëm kjo me Kukësin, por janë 3 radhazi. Skam ardhur për të investuar për veten, unë dua të transformoj djemtë. Unë jam i sinqertë, nëse smë duan të ma thonë. Por nëse po punoj mirë, le të flasin. Spo bëjmë askush pushim se na pret ndeshje me Tiranën.
Kapiteni nuk është i fiksuar, do fiksojmë më vonë, kemi lojtarë si Maçolli, Ruçi, Teqja. Kapiteni është si gjysmë trajneri”, u shpreh ai për “Oversport”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



