Kukësi merr fitoren e parë në Kurbin këtë sezon
Kukësi i Enkeleid Dobit ka marrë fitoren e parë sezonale në kampionat, madje ndaj një kundërshtari si Laçi, në Kurbin. Verilindorët do mjaftoheshin me një gol (0-1), për të marrë 3 pikët, në një sfidë mjaft delikate.
Minuta e 20-të do sillte golin. Gabriel Barbosa koordinohet mirë me kokë dhe mposht Dajsinanin.
Në fundin e fraksionit, Spahiu merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por gjuajta e tij nuk shkon në portë.
Kuksianët do provonin të gjenin golin e sigurisë, do ishin mjaft të rrezikshëm sidomos nga krahët, por mbrojtja kurbinase dukej e pozicionuar mirë.
Loja do ishte mjaft e ashpër dhe e luftuar në pjesën e dytë, ku shumë futbollistë do ndëshkoheshin me kartonë të verdhë.
Mentor Mazrekaj tentoi të befasonte rivalët në fundin e ndeshjes me një goditje të fortë, por vetëm kaq, pasi neutralizoi Tafas.
Ndeshja mbyllet në favorin e Kukësit, që numëron tashmë 5 pikë dhe renditet në vendin e tetë. Laçi është e fundit me 3 pikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



