E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi në Situatë Kritike: Lojtarët Bojkotojnë Stërvitjen për shkak të Vonesave Pagash”
Lajme

Kukësi në Situatë Kritike: Lojtarët Bojkotojnë Stërvitjen për shkak të Vonesave Pagash”

Situata te Kukësi është kritike dhe klubi rrezikon shumë vetëm disa javë para startit të sezonit. Futbollistët e ekipit kanë bojkotuar stërvitjen e sotme pasi përballen me vonesa pagash që kanë zgjatur disa muaj.

Lajmi i publikuar nga “Panorama Sport” zbulon se lojtarët nuk kanë pranuar të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm, pasi nuk kanë më garanci financiare nga klubi. Ata kanë pritur për një nga pagat e prapambetura, por duke lënë si afat të fundit ditën e sotme, kanë ndierë zhgënjim dhe kanë vendosur të mos dalin në stërvitje, edhe pse drejtuesit kanë premtuar se do të bëjnë likuidimet së shpejti.

Me një situatë të tillë, Kukësi rrezikon seriozisht sezonin, pasi koha nuk premton dhe përgatitjet për verilindorët bëhen shumë problematike. Në të njëjtën kohë, mungesa e garancisë së vijimit në këtë klub po ndikoi edhe në situatën e shumë futbollistëve, të cilët ndihen të pakënaqur dhe në vështirësi për të vendosur për të ardhmen e tyre në skuadër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.