E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KULLA E TË LIGUT
Publik News

KULLA E TË LIGUT

KULLA E TË LIGUT

Mblidh gërmadhash copa
hekur tulla kat më kat
Bëji themel të fortë te gropa
E shtetit tënd privat

Piks çimenton e babëzisë
Me gjakun e therrorit
Mes kujes dhe zisë
Prej tërmetit të nëntorit

Gaz i rremë të mbush odën
brohoritje e hosana
Bylyku që të jep votën
Të puth dorën si baba

Pra jepi!
Ngriji muret gjer në re
Me rrënojat e Shqipërisë
Më të lartën përmbi dhe
Dhe se kulla e Babilonisë

Ngjitu ngjitu pambarim
E ti vetë rri në majë
Ngrije kullën mbi mjerim
Gjer sa muri të të mbajë

Armir Shkurti

3.12.2019

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.