E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kunati i Bashës me 5 apartamente  tek kulla e parkut
Lajme

Kunati i Bashës me 5 apartamente tek kulla e parkut

Erion Veliajt i ka thënë mjaft  more para publike në Bashkinë Tiranë  okigarkut Shkëlqim Fusha  duke përkëdhelur një tjetër okigarg Bardhjus Bushaj. Kjo verifikohet lehtë   në grafikët e përfitimit të parave publike.

Rezultoi se oligarku i kullës tek Liqeni Bardhjus Bushaj dhe ortaku i tij Gjysho Merko me kompaninë e tyre Ante-Group shpk renditeshin si klientët numër 1 të Veliajt për përfitimin e 50% të vlerës së tenderave të fituar nga Bashkia Tiranë me Negociim të Drejtpërdrejtë totalisht në shkelje me ligjin e Prokurimeve Publike.

Vetëm nga Veliaj, Bushaj ka përfituar 7.5 Miliardë Lekë ndërkohë nga Thesari i Shtetit ndër vite mbi 56 Miliard Lekë transaksione.

Rezulton se në kullat e oligarkëve ka marrë thelën e vet edhe “opozita”. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët dje për disa apartamente në kullën Lion Park të Bushajt, Lul Basha devijoi përgjigjen.

Bëhet fjalë për 5 apartamente që thuhet se Basha i ka kaluar në emër të kunatit Erion Isufit. Rezulton se Isufi ka në kullën e oligarkut të Rilindjes adresën e zyrave të bizneseve të tij, sipas QKB.

5 apartamente dhe 5 garazhe në këtë kullë për kunatin ka qenë shpërblimi për opozitarin Lul Basha në luftën kundër Rilindjes.

Kjo kullë simbolike oligarkike është një prej atyre me vlerën më të lartë të apartamenteve për metër katrorë. Në këtë kullë një apartament kushton  820,000€ , këtë vlerë shumëzojeni me 5 dhe shtojini dhe shumën e një vend parkimi prej minimalisht 20,000€ duke e shumëzuar edhe këtë me 5.

Llogaritë bëjini vetë… Fundja s’del keq të qënurit kukull e Ramës, e për më tepër kunat i një “kreu opozite”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.