Kur betoni derdhet si ujë

Strategjia e hollandezëve për zhvillimin e Rivierës sone në 2005 ishte e thjeshtë dhe praktike.
Peizazhi nga ana e detit për vizitorët që vijnë me anije të jetë sa më shumë i paprekur. Zhvillimi do të bëhej në brinja gati të fshehta me ndërtime 2 katëshe nën ullinjtë dhe portokallet 50 vjecare të Rivierës. Materialet e ndërtimit duhet të ishin lokale me gur, dru, dhe teknika të qëndrueshme të peizazhit dhe të energjisë.
Kështu në Ksamil u propozuan ndërtime druri dhe guri me sa më shumë materiale lokale , nën portokallet e bukura.
Strategjia ishte akoma më e thjeshtë përsa i përket pronës. Ti mund të kishe pronë në ishujt e Ksamilit, në kepin e Jalit, apo në kanionin e Gjipesë, por ky peizazh ishte vlerë kombëtare që I shërben ekonomisë së vëndit jo vetëm interesave të një ndërtuesi. Zonat e zhvillimit dhe format e tyre ishin përcaktuar saktë dhe rreptë.
Më vonë erdhën ekspertë të tjerë , bënë strategji të re , kryesisht mbi atë që kërkoi qeveria, hotele me 5 yje për investime madhështore. Kjo u zgjerua me fshatrat turistikë dhe me leje ndërtimesh kudo, tashmë pa asnjë kriter peizazhi dhe zhvillimi të qendrueshëm, por me interes të pastër ekonomik. Investo shpejtë , merri mbrapsht edhe më shpejtë. Kjo mënyrë ka funksionuar me mjedisin deri tani kudo. Me Hec-et, me pyjet, me lavatricet, me guroret, Industria e turizmit nuk po ben asnje perjashtim.
Zhvillimi i saj eshte tashme me nje strategji te qarte ate te betonizimit masiv te Rivieres. Turizmi mbahet te kapitali natyror dhe njerëzor.
Kapitali natyror I Rivieres po cmontohet copa copa si dikur vagonat e trenit kur shkonion per skrap.
Peizazhet po shkatërrohen një e nga e nga një si armenet e Lurës. Për ata që mendojnë se peizazhi, ekosistemi, biodiversiteti ripërtërihet vetë shëmbull më të mirë se Lura nuk do të gjejnë.
Mbahet te njerëzit që njohin historinë dhe traditën e zonës. Mbahet te kultura dhe te praktikat e tyre të hershme, të vecanta, të ndryshme nga cdo komunitet të cdo vendi tjeter.
Mbahet te bashkesia e peizazheve të rralla, të papërsëritshme në të gjithë rruzullin tokësor.
Betonizimi masiv i Rivieres veçse ka shkatërruar peizazhe përrallore , po vret ekosistemet, po zhduk biodiversitetin mbi ujë dhe nënujë, po e bën të paqendrueshëm çdo lloj turizmi nga ana njerëzore dhe natyrore, dhe shumë shpejtë këto investime do të jenë të vdekura dhe nga ana financiare.
Shëmbulli më i mirë është Tirana ku dhe pse po derdhen miliona para të zeza askush nuk do të jetojë më në këtë qytet qe eshte kthyer ne konvikt dhe cilesine e jeteses e ka me te dobten ne rajon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



