E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur dehen agjentët e FBI-së, vjedhja spektakolare që i bëri një grua oficerit ‘tapë’
Uncategorized

Kur dehen agjentët e FBI-së, vjedhja spektakolare që i bëri një grua oficerit ‘tapë’

Një agjent i FBI-së ndodhet nën hetim për shkak të një incidenti të ndodhur disa muaj më parë. Robert Manson pas një nate ku përfundoi i dehur në hotel, i është vjedhur në dhomë arma e shërbimit, një orë Rolex me vlerë 6000 dollarë si edhe 60 dollarë kesh. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Charlotte N.C.

Ky episod është konsideruar i turpshëm për FBI-në për shkak të asaj që përfaqëson. Oficeri në fjalë, kishte për detyre anti-terrorin, dhe kjo ngjarje e ka çuar nën hetim të menjëherëshëm.

Manson së bashku me disa agjentë të tjerë ndodheshin në Charlotte për trjanim, ku më pas kanë përfunduar në një bar me kërcimtare ekzotike duke pirë disa gota.

Më pas në hollin e hotelit, oficeri ka njohur një grua me të cilën vazhdoi të pinte, dhe më pas e ftoi në dhomën e tij. Mësohet se gruaja ka përfituar nga gjendja e dehur e oficerit për të kryer vjedhjen.

FBI nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, duke mbajtur të fshehtë edhe emrin e gruas. Oficeri ndodhet në gjendje të lirë pasi akuzat nuk janë aq të rënda sa mund t’i kufizojnë lirinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.