Kur do te largohet shqiptari, jo gjermani i fundit!
Paaftesia e tyre per t’iu ngritur pensionet.
Paaftesia e tyre per t’iu siguruar nje jete me te mire.
Paaftesia e tyre per t’iu dhene Drejtesi.
Paaftesia e tyre per t’iu siguruar vende pune.
Paaftesia e tyre per t’iu ndaluar te arratiseni prej Shqiperise.
Paaftesia e tyre per t’u ndalur se vjedhuri.
Paaftesia e tyre per t’iu ulur taksat.
Paaftesia e tyre per te ndalur falimentin tuaj.
Paaftesia e tyre per ta bere kete vend te banueshem.
Paaftesia e tyre per të të bere ty krenar per vendin tend.
Paaftesia e tyre per të dashur popullin e vet.
Paaftesia e tyre per te ndjere thelle vendin e tyre.
Paaftesia e tyre per t’u shkeputur nga krimi dhe trafiqet.
Paaftesia e tyre per te siguruar per ty ngrohje per dimer dhe ftohje per vere.
Paaftesia e tyre per t’iu ofruar shendetesi e arsim.
Paaftesia e tyre per te ndertuar Shtet.
Paaftesia e tyre per t’u marre vesh me njeri tjetrin dhe nje pafundesi paaftesish i shtyjne ata te prodhojne data te ngarkuara me emocion historik negativ ne menyre qe te urreni njeri-tjetrin dhe ne menyre qe secili kamp te ruaje votat pa ju dhene asgje nga gjerat per te cilat keni realisht nevoje.
Ju ushqejne me politike dhe me urrejtje sepse e duan voten gratis. Sepse nuk kane ndermend t’ju japin hisen tuaj ne Atdhe.
Ju ushqejne me ideologji sepse jane te paafte per t’iu ushqyer me jete. Ata shtojne miliardat ndersa ju zihuni per gjermanin e fundit. Çfare gracke eshte kjo.
Halli i Shqiperise nuk eshte kur eshte larguar gjermani i fundit, por kur do te largohet shqiptari i fundit prej Shqiperise!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



