E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur është Botërori i radhës? Gjithçka që duhet të dini për Katari 2022
Sport

Kur është Botërori i radhës? Gjithçka që duhet të dini për Katari 2022

Në më pak se katër vite nga sot, Botërori i Qatar do të zhvillohet në vitin 2022, kurse rruga deri te kjo garë është përcjellur me shumë lajme kontraverse dhe kritika.

Do të jetë hera e parë që Botërori do të luhet në Lindjen e Mesme kurse shqetësimi më i madh ka të bëj me motin dhe orarin e ri të kësaj gare që ti përshtatet më mirë kushteve klimatike.

Kur do të mbehet Botërori 2022?

Botërori 2022 do të mbahet në Katar, derisa koha dhe lajmet e ndryshme e kanë shoqëruar atë që nga vendimi i FIFA’së të marrë më 2010.

Katari do të bëhet shteti i parë në Lindjen e Mesme që do të organizojë një Botëror, dhe deri me tani nuk ka bërë shumë prej që FIFA ia dha mundësinë që ata ta organizojnë Botërorin. Zhvillimet kryesor janë rindërtimi dhe ndërtimi i stadiumeve që do të ndodhin deri me 2022, derisa edhe koha që do të mbahet ka ndryshuar, nga vera gara do të mbahet në dimër, transmeton GazetaExpress.

Fillimisht plani ishte që ndeshjet në Katar të zhvillohen në 12 stadiume, por tani raportohet se ky numër është reduktuar në tetë të tillë.

Vetëm stadiumi “Khaliga International” më 40 000 ulëse, 10 km larg Dohas, është i hapur për publik dhe do të jetë mikëpritës i Kampionatit të Atletikës vitin e ardhshëm.

Shtatë stadiumet e tjera ende janë në ndërtim dhe pritet që të përfundojnë më 2020

Organizatorët kanë theksuar se buxheti total për stadimet dhe kompleksët e stërvitjeve sillet deri në 5 miliard funte, por shqetësimet më të mëdha janë trajtimi që i është bërë punëtorëve emigrant në ndërtim të stadiumeve të reja e po ashtu organizata për të drejtat njerëzore kanë denoncuar disa raste të dhunës.

Kur  do të zhvillohet Botërori 2022?

Botërori 2022 do të jetë turneu i parë që nuk do të zhvillohet në verë, gjatë muajve qershor dhe korrik, por do të mbahet në dimër kur në Katar ka temperatura më të ulëta.

Katari ka temperatura të nxehta që arrin deri në 42 gradë Celsius në qershor, korrik dhe gusht.

FIFA e ka zhvendosur Botërorin në muajt nëntor dhe dhjetor, ku temperaturat janë më të ulëta por prapë të nxehta-me mesatare nga 30 gradë Celsius më e larta kurse më e ulëta 23 gradë Celsius në dhjetor.

Botërori 2022 do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë një muaj më vonë më 18 dhjetor.

Vendimi që Botërori të zhvillohet gjatë dimrit kishte sjell shumë kritika nga një numër i madh federatash në Europë. Kryesisht nga top ligat Europiane pasi që gjatë nëntorit dhe dhjetorit, ligat e tyre do të ndërpreheshin dhe shumica e lojtarëve të tyre do të largoheshin në kulmin e sezonit vjeshtor të tyre.

Premier Liga kishte theksuar se Botërori 2022 “nuk është as funksional as i dëshirueshëm për asnjë vend në Europë”, por tani ata kanë bërë plane të reja që kanë të bëjnë me periudhën festive para Katarit, pasi që është dashur të bëjnë një riaranazhim të orarit që ka shkaktuar pasoja të mëdha.

Botërori i dimrit po ashtu detyron që të shtyhet Kupa e Kombeve në Afrikë, edhe pse ky turne mund të shtyhet për në verë, duke ndjekur kështu edicionin e 2019-ës që do të mbahet në verë.

Si shtesë, Botërori në dimër shmang edhe Lojërat Olimpike në Dimër (shkurt) dhe po ashtu Ramazanin që do të jetë në muajin prill.

Kur do të hidhet shorti për Botërorin 2022?

Botërorët janë mbajtur gjatë verës, shorti zakonisht është hedhur në dhjetor që daton me vitin paraprak që do të mbahet gara.

Përderisa Botërori në Katar do të mbahet në dimër, shorti për finalet e 20-22 do të konfirmohet në të njëjtin vit, në prill, gjashtë muaj para se të fillojë Botërori.

Cilat skuadra dhe sa do të marrin pjesë në Botërorin 2022?

Katari është e vetmja Kombëtare që e ka të garantuar pjesëmarrjen në Botërorin e 2022.

32 Kombëtare (përfshirë Katarin) do të marrin pjesë në kampionat dhe do të jetë Botërori i fundit që do të marrin pjesë 32 Kombëtare pasi që në kampionatet e ardhshme parashihet që të zgjerohet pjesëmarrja e skuadrave.

Procesi i kualifikimit ende nuk është lajmëruar nga FIFA. Ata kanë konfirmuar, megjithatë, që vazot për Botërorin do të jenë njëjtë ashtu sikurse ishin që nga Botërori i 2006-s. CAF (Afrika) do të këtë pesë Kombëtare, AFC (Azia” do të këtë katër (pa përfshirë vendin mikëpritës), UEFA (Europa) do të këtë 13, CONCACAF (Amerika Veriore dhe Qendrore bashkë me Karaibët), tri deri apo katër, OFC (Oqeania) maksimumi një dhe CONMEBOL (Amerika e Jugut) katër apo pesë.

Fazat e kualifikimit pritet që të fillojnë në qershor 2019 dhe të përfundojnë në nëntor 2021, e të cilat do ta ndjekin traditën duke filluar në shtator, tri vite para se të ndodh kampionati dhe të përfundojnë në tetor, një vit para se ai të nis.

Edhe këtu mund të këtë ndryshime pasi që UEFA ka lansuar Ligën e Kombeve që po ashtu mund të këtë ndikim edhe në këto kualifikime.

Si mund të blihen biletat për Botërorin 2022?

Tifozët duhet të presin dëri më 2021 që të kenë mundësi për të blerë biletat për ta përcjellur Botërorin 2022 dhe FIFA pritet që të lajmërojë një skemë të njëjtë me Fan ID e cila është përdorur edhe në Rusi, e cila mundëson hyrje në këtë vend pa viza për çdo nacionalitet të çdo shteti në botë.

Biletat e finalës së Botërorit do të shiten ekskluzivisht nga FIFA dhe zakonisht ato dalin në shitje para një viti para se të ia fillojë gara-kështu që kontrolloni përsëri më 2021!

Pse organizimi në Katar është përcjell me polemika?

Polemika kishte të bënte me shtyrjen e kampionatit nga vera në dimër që është maja e ajsbergut kur është në pyetje Katari 2022, me ofertën që ishte kritikuar për shumë arsye-përfshirë mosrespektimin e të drejtave njerëzore, akuzat për ryshfet dhe ligjet e ashpra të Katarit.

Akuzat për ryshfet

Akuzat për korrupsion kanë filluar prej që Katari fitoi të drejtën për ta organizuar Botërorin e 2022 pasi mposhti SHBA-në, Australinë dhe Japoninë.

Katari vazhdimisht i ka mohuar akuzat për ryshfet, kurse FIFA kohë pas kohe ka lansuar hetime të pavarura për rastin që janë udhëhequr nga avokati amerikan Michael Garcia.

Garcia më vonë u larguar nga posti i tij si hetues i federatës për shkak të ‘mungesës së lidershipit” brenda organizatës, megjithatë, edhe pse ai botoi pjesërisht një version të raportit të tij, ai e kishte pastruar Katarin nga këto akuza.

Pavarësisht kësaj, dhënia e Botërorit për ta organizuar Katari nga FIFA është kritikuar shumë pasi që ka pasur edhe një seri shkrimesh për korrupsion nga FIFA. Të tjerët kanë ngritur shqetësime se si është e mundur ti jepet organizimi i Botërorit një kombi i cili duhet të ndërtojë tërë stadiumet për këtë garë, në vend që ti jepet një vendi i cili ka infrastrukturë të bollshme për këtë gjë.

Kushtet e vështira për punë

Një tjetër polemikë e madhe është trajtimi tepër i keq që i bëhet punëtorëve që po punojnë në ndërtimin e infrastrukturës për Botërorin në Katar më 2022.

Qeveria e Katarit është akuzuar se ka thyer të drejtat njerëzore derisa kanë lënë që punëtorët të jetojnë në kushte të vështirë, derisa Amnesty International ka theksuar se asgjë nuk është bërë që jeta e këtyre punëtorëve të përmirësohet.

“Prej që Katari ka marrë të drejtën për organizimin e Botërori ne kemi bërë presion tek autoritet që mos të shfrytëzojnë punëtorët emigrant”, ka thënë Allan Hogarth, shef i politikave dhe çështjeve qeveritare nga Amnesty International.

Ligjet e ashpra të Katarit

Një tjetër kritika e madhe pse i është dhënë organizimi i Botërorit Katarit, janë ligjet e rrepta të këtij shteti kundër homoseksualeve dhe komunitetit LGBT.

Pavarësisht se homoseksualizmi në katarë është ilegal, SC ka deklaruar se “të gjithë do të jenë të mirëpritur më 2022”-pavarësisht se nuk është e sigurt që këto ligje nuk do të aplikohen për tifozët LGBT që do ta ndjekin kampionatin.

“Katari ka pritur një numër të madh të ngjarjeve sportive ku çdo tifozë do të ndihet i mirëpritur dhe i sigurt. Botërori nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë më parë një zëdhënës i qeverisë së Katarit.

Kësaj i shtohet edhe një gjë, pirja në publik është ilegale në Katar, por edhe në këtë rast qeveria e vendit ka deklaruar që konsumimi i alkooholit mund të përdoret në hotele dhe vende të “tjera” të dizajnuara për këtë punë, si parqe të tifozëve të ndërtuara enkas për këtë punë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.