E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur të dështon propaganda…
OP-ED

Kur të dështon propaganda…


Kur të dështon propaganda, mjeti që e konsideron shprehjen më të sofistikuar e të pakonkurueshme të aftësive politike:

Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit:

“Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të lartë për krimet, që kërcënojnë interesat amerikane. Në Shqipëri mbetet shqetësim i madh përhapja e rrjeteve të krimit të organizuar, përfshirë në trafik droge, njerëzish, prostitucion, pastrim parash etj”

Thorsten Frei, deputet i CDU/CSU në Bundestag:

“Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. Politikanët shqiptarë ndikojnë mbi njerëzit kurdoherë që të jetë e mundur. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”.

Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e zyrtarëve, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektivitet dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korrupsioni pa ndëshkueshmëri. Zyrtarë, politikanë dhe persona të lidhur me interesa të fuqishme biznesi, shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë hetimit dhe dënimit.”

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste:

“Jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.