E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin/ Bie nga ura e amortizuar mbi lumë, vdes e moshuara
Lajme

Kurbin/ Bie nga ura e amortizuar mbi lumë, vdes e moshuara

Banorët shpesh herë kanë dhënë alarmin SOS për urën pasarelë mbi lumin Shkopet në Kurbin, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Asnjë investim, asnjë ndërhyrje nuk është bërë dhe amortizimi i saj ka shkaktuar një dite më parë edhe një viktimë, pasi një 86-vjeçare e cila po kalonte mbi urë, ka humbur ekuilibrin duke përfunduar në lume   gjetur vdekjen.

Njeri nga banorët e Shkopetit tregon se kjo situatë vijon të jetë e tillë prej shumë vitesh dhe se çdo ditë jeta banorëve është në rrezik të madh.

Ura me gjatësi rreth 100 m, është e ndërtuar me kavo dhe dërrasa, çka e bën tejet të vështirë kalimin e banorëve nga njëra anë në anën tjetër.

Nga ana e bashkise prej vitesh është hartuar një projekt por ende nuk ka nisur zbatimi i tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.