E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurthi i tregut/KESH nuk ka ku çon energjinë
Lajme

Kurthi i tregut/KESH nuk ka ku çon energjinë

Hap kaskadën e Drinit dhe vazhdon importin e energjisë

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elekteonergjetike Shqiptare tregojnë se aktualisht KESH po derdh 1300 metër kub ujë në sekondë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në pamundësi për të prodhuar maksimalisht.

Sistemi energjetik shqiptar është kapur në kurth nga modeli i tregut.

Aktualisht KESH ka detyrim për të blerë të gjithë prodhimin e hidrocentraleve private. Por meqë prodhimi i hec-eve private është rritur në maksimum për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit, KESH është e detyruar të mos prodhojë maksimalisht nga kaskada e Drinit duke u detyruar të shkarkojë ujin.

Burime nga KESH bëjnë të ditur se për të shmangur derdhjen e ujit u tentua të depozitohej energji në Kosove.

Por sipas tyre, Kosova nuk pranoi të fikte termocentralet e saj, pasi kjo i shkaktonte humbje.

Në pamundësi për të depozituar energji në Kosovë, një ditë më parë Korporata doli në treg, ku shiti 15 mijë megavat energji me çmim meastar rreth 200 euro/Megawat.

Por prurjet në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës janë rreth 2 mijë metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që të dy hidrocentralet tashmë punojne vetëm me gjysmën e kapacitetit sepse KESH nuk ka ku ta çojë energjinë. Ndërkohë që sot, në të njëjtën kohë Korporata importon energji për shkak të kontratave të lidhura në fillim të javës.

Një model tregu dhe një menaxhim kaotik, me një rezultat absurd. Vendi importon energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit. Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit, kur qeveria kërcënoi qytetarët me 5 fishim të çmimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.