Kurthi ku ra dhe doli , Sali Berisha
Edison Ypi
Sali Berisha nuk po hesht sepse ka rënë në ndonjë kurth. Sali Berisha po hesht sepse ka dalë nga një kurth. Kurthi ku Sali Berisha ra dhe e vuajti si Krishti Kryqin mbi shpinën e vet për shumë vite, është pamjaftueshmëria numerike fatale, absolute, definitive, e Partisë Demokratike përballë Partisë Socialiste.
Sali Berisha e sfidoi këtë pamjaftueshmëri, apo këtë kurth, si ja mori mendja. Duke fryrë numerikisht Partinë Demokratike me llumra nga Zëri i Popullit, spiuna të Sigurimit, interesaxhinj pragmatistë të turlillojshëm, fanatikë në pritje të favoreve.
Shumë mirë bëri. Nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Përndryshe Partia Demokratike nuk do mund të merrte dot kurrë pushtetin. Përndryshe ato pak favore që u janë bërë të persekutuarve nga diktatura kurrë nuk do ishin mundësuar.
Punët që u bënë, kurrë nuk do ishin bërë. Për rënien në këtë kurth të cilin falë energjive të pafundme dhe talentit gjenial, e vuajti të gjithin vetë, Sali Berisha kurrsesi nuk duhet përgojuar. Për këtë gjenialitet Sali Berishës i duhet ngritur një monument.
Për këtë sakrificë Sali Berisha duhet shpallur Profet. Tani kurthet produktive ti vuajnë, dhe Partinë Demokratike ta sjellin në pushtet, shpërdoruesit e përbindshëm të pushtetit, hajdutët lehëtarë, bixhozçinjtë me pare të vjedhura, po ua mbajti revolucionarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




