E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti,  shkarkon zëvendëskryeministrin e LDK Avdullah Hoti
Publik News

Kurti, shkarkon zëvendëskryeministrin e LDK Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin e parë Avdullah Hoti, pjesë e LDK-së.

Ky shkarkim ka ardhur menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur me anë ttë një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, por nuk është dhënë asnjë arsyetim.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmë me 82 vota pro, pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga aleati i tij bashkëqeverisës, Isa Mustafa.

Mocioni i mosbesimit ka ardhur si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti duket se nuk ka humbur kohë që të fillojë ‘hakmarrjen’ e tij, duke shkarkuar Hotin, ndërsa nuk dihet ende fati i ministrave të LDK-së.

90758455_243929540109783_5458376840160739328_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.