E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti takon Erdoganin në Stamboll: E falenderova për mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe KiE
Publik News

Kurti takon Erdoganin në Stamboll: E falenderova për mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Turqinë ku është pritur në takim nga  presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp, Kurti u shpreh se aty ka nisur “një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”.

Ai ka deklaruar se që nga poeti prishtinas i shekullit të 16-të, Mesilu e deri te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ka qenë qendër graviteti i popullit shqiptar.

“Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të presidentit Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit – kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash, pikëtakim vlerash. Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shekullit të 16-të, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ishte gravitim edhe i popullit tonë. Për ne Samiu është ndër etërit e rilindjes sonë kombëtare, për popullin turk konsiderohet prej themeltarëve të intelektualizmit modern. I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, ku student ishte Hasan Prishtina, emrin e të cilit e mban sot Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”, është shprehur kryeministri.

Ai shtoi se me presidentin Erdogan kanë biseduar për raportet miqësore Kosovë-Turqi dhe për mënyrat se si mund t’i thellojnë ato me vullnetin e dyanshëm.

“Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes, për zhvillimet në rajon e më gjerë. Jemi mirënjohës për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës, për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve, shpalljen dhe njohjen e pavarësisë, dhe mbështetjen e plotë të pakursyer në politikën e jashtme. E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe në Këshill të Evropës”, ka deklaruar Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.