Kush do ta zëvendësojë Lindita Nikollën? Elisa Spiropali, Pandeli Majko apo Fatmir Xhafa?

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen befas mbrëmë në seancën e fundit të Kuvendit, kur askush nuk e priste. Ishin shumë pak vetë që ishin informuar, ndër të cilët edhe Edi Rama, i cili duket se është edhe regjisori i gjithë kësaj rrëmuje.
Nikolla duket se ka bërë një zbatuar planin politik të Ramës për të larguar xhaketat e vjetra përpara thirrjes së Kongresit të PS-së që mblidhet nesër, ku Edi Rama do të shpallë një rikompozim të grupit parlamentar të PS-së me njerëz të rinj. Veprimi mbështetës, i dorëheqjes se Lindita Nikollës “për arsye shëndetësore”.
Ndërkaq, që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nisën të qarkullojnë emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë. “Llotoja” e kryetarëve të ardhshëm të Parlamentit, që është posti i dytë i Republikës, po qarkullonte nëpër grupet e socialistëve, ku më të kuotuarit kanë qenë Pandeli Majko dhe Elisa Spiropali.

Dikush ka folur edhe për Fatmir Xhafajn.
Por nuk kanë munguar zërat edhe për një kryetar Kuvendi nga opozita. Madje dikush nga grupi parlamentar i PS-së nuk ishte fare i çuditur pas pyetjes se a është e mundur që një opozitar të marrë kreun e Kuvendit. Edhe pse si batutë më shumë, nuk është ndonjë çudi që edhe kjo të jetë pjesë e paktit Rama-Berisha, që u blindua me bunkerizimin e listave zgjedhore për 2025-n.
Gjasat janë më shumë për një rokadë brenda PS-së, ku Rama kërkon të shpërblejë ata që i kanë qëndruar më shumë besnik. Megjithatë, çdo gjë do të bëhet më e qartë nesër, kur Edi Rama do të mbajë fjalimin e gjatë të kongresit zgjedhor të PS-së. Dhe ku pritet që të shpallet largimi i gati gjysmës së skuadrës aktuale parlamentare, e në shtator edhe një ndryshim tjetër i qeverisë.
Siç mësohet nga burime brenda PS-së, Rama do të nisë tani implantimin e disa posteve me emra nga diaspora, në mënyrë që të ketë vota më shumë prej emigrantëve. Makineria e PS-së ka bërë një skemë ku do të nxitën shqiptarët jashtë vendit që të regjistrohen në zgjedhje, e dihet tashmë se cilëve qarqe u përkasin. Të gjithë këto janë pjesë e influencës së PS-së.
Në takimet e Gjermanisë dhe Londrës, që priten të zhvillohen në muajin shtator, Edi Rama do të shpallë edhe ardhjet e mëdha nga diaspora, e cila pritet të ketë edhe ministra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



