E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e ka parë Avokaten e popullit Erinda Ballanca  është i lutur të njoftojë në  0900900900
OP-ED

Kush e ka parë Avokaten e popullit Erinda Ballanca është i lutur të njoftojë në 0900900900

Naim Noka

Bëhu e gjallë  avokate sepse nga informacionet që kemi ke marrë deri tani 3 rroga. Ke udhëtuar me pushime jashtë 2 herë. Drekat dhe darkat nuk të kanë munguar në bregdet dhe në restoranet me të shtrenjta të Tiranës. Pash zotin kur mbaron drekën apo darkën kujtohu që paguhesh si “Avokate e Populli”.

Nuk ke nevojë për lekë e dinë të gjithë ne Tiranë por pse ja zure vendin Iglit?! Të paktën ai bënte ca  zhurma në ndonjë burg, a në ndonjë padrejtësi pa zarar…. Po ti o gocë u bëre fare! Po ke dhe staf që paguhen me paratë tona. Po kaq të paaftë paska edhe në Avokatinë  e Popullit.?!

Po ky fëmija dhe gratë që i dhunoi policia në Shkozë afër zyrës tënde, a të bën pak përshtypje?! Hiç fare ! Ç’të duhet ty se çfarë ndodh në popull! Ky farë populli! Po nise mbarë të paktën  punën. Bëj sikur punon dhe pastaj zhytu në rehati, qejfe , udhetime, shko bëj blerje firmato të javës së fundit… Nëse nuk do të merresh fare me zyrën  kam një propozim:  Avokati Altin Goxhaj  mund të ndihmojë falas me studion e tij ligjore dhe staf që ta fillosh mbarë punën.Këshillat dhe sugjerimet falas!

Totozani  që i zure vendin, nuk shkëlqeu kurrë por shkonte rregullisht  në punë…. Shkonte në zyrë dhe dilte edhe në TV ndonjëherë. Po ti humbe fare avokate! Të paktën të të shikojmë rimelin, tualetin , ngjyrën dhe stilin e flokëve, kombinimin e rrobave dhe mbi të gjitha  populli e ka shumë të nevojshme të dëgjojë të paktën një herë zërin tënd melodioz dhe timbrin.

Të lutem dhe të përgjërohem avokate i shashtise të gjithë, miqtë dhe dashamirës  duke të pritur me padurim të shohim e të marrim sadopak informacione për Avokaten e Popullit. Mos çaj kokë për Ramën se i flet “çuni i mirë” po e ke frikë… Pastaj po nuk e pyeti edhe “çunin e mirë” flet vetë shefi i “çunit mirë”.

Të lutem shumë avokate na mjafton edhe  një haber i vetëm  nga ti! Ta mësojmë që je  mirë me shëndet dhe do na gëzosh pa masë. Mos e na moho të drejtën themelore për të parë e dëgjuar me zë dhe figurë Avokaten e Popullit. Dil të lutem Erinda! Ku je fshehuuur! Po të pret PO PU LLI!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.