E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Fatmir Bejo, “feudali” i basteve që ra në pranga në Tiranë
Lajme

Kush është Fatmir Bejo, “feudali” i basteve që ra në pranga në Tiranë

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet ka çuar në prangosjen e një 32-vjeçari, emër i njohur për Policinë, i dyshuar për tentativë vrasjeje pas një konflikti të dhunshëm me thikë në një lokal në Tiranë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit Fatmir Bejo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë, e ndaluan Bejon si të dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur më 12 shkurt 2024, në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mirel Ishka, duke e plagosur rëndë.

Burimet bëjnë me dije se Bejo rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai dyshohet se në prill të vitit 2023 ka ushtruar dhunë dhe ka mbajtur peng për disa orë biznesmenin e ndërtimit Gjergji Fela, për shkak të një borxhi të pretenduar prej 25 mijë eurosh.

Emri i 32-vjeçarit është përmendur gjithashtu edhe në sherrin e ndodhur në Palasë, ku mbetën të plagosur Tur Koçeku dhe Fatbardh Aliaj.

Ndërkohë, sipas burimeve jozyrtare, Fatmir Bejo dhe vëllai i tij, Albani, dyshohet se janë pronarë të disa subjekteve të lojërave të fatit në Tiranë, të njohura me emrin “Modig”, përmes të cilave operon një rrjet prej rreth 350 pikash bastesh të paligjshme.

Po ashtu, të njëjtat burime pretendojnë se ata zotërojnë edhe një rrjet call-centerash, aktiviteti i të cilëve po verifikohet nga autoritetet ligjzbatuese.

Hetimet për ngjarjet dhe aktivitetet e dyshuara kriminale vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me akuzat e tjera që rëndojnë mbi të arrestuarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.