E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është përfitimi i listave të hapura në periudhë afatshkurtër.
Publik News

Kush është përfitimi i listave të hapura në periudhë afatshkurtër.

Përfitimi i parë, nga ajo që unë llogaris, rreth 85% e parlamentit që doli në 2017, nuk ka për të qënë më prapë aty. Pra maksimumi, nja 20-22 deputetë (duke përfshirë dhe vetë kryetarët e partive) MUND të arrijnë të marrin prapë mandat. Kjo sepse 85% e parlamentit të kësaj legjislature, po të dalë me emër dhe mbiemër s’merr kokërr vote. Ata ishin aty thjesht, sepse i ishin përgjigjur (në kuptimin material dhe emotiv të fjalës) Kryetarit respektiv ne përmasën e duhur. Ky i fundit i kishte shpërblyer duke i vendosur në një pozicion të sigurtë në listë.

Bashkë me këta janë një tufë me interesaxhinj kulisash që fatin e tyre e kishin të lidhur me ndonjë nga këta servilët e mësipērm. Që kishin kapur apo kërkonin të kapnin në të ardhmen ndonjë gjë. Ndonjë post, ndonjë karrige, ndonjë tender. Dhe këtyre iu është vrarë ëndrra dhe i sheh sot të çakërdisur, s’dinë ç’thonë..

Përfitimi i dytë është që iu pre shpresa gjithë këtyre pretendentëve para-politikë, që shpresën për karrierë politike e kishin bazuar tek lëpirja materiale dhe emotive ndaj Kryetarit respektiv. Dmth këta kartona-ngritësit e ardhshëm. Këta që bëjnë çdo gjë të pabëshme, thonë çdo gjë të patrushme, shajnë çdo gjë të pashajtshme, vetëm e vetëm që Kryetari respektiv t’i shihte dhe me shpresë t’iu hidhte si kockë ndonjë pozicion tē sigurtë në listë.
Dmth jovertebrorë që s’kanë as mendim të tyrin, as logjikë të tyren dhe natyrisht as shtyllë kurrizore. Sot thonë një gjë, nesër, sapo e ndërron Kryetari, e kthejnë direkt, harrojnë ç’kanë thënë dje.
Të pështirë dmth. Tani, këta prisnin që si kockë të merrnin ndonjë vend të sigurtë në listë, po tani, me listat e hapura, s’ka më “vend të sigurtë”. Kryetari maksimumi i vendos në listë, si shpërblim për shërbimin e kryer. Po për t’u bërë deputet duhet me marr ndonjë votë, madje duhet të marrësh më shumë se kolegët e tjerë për të dalë mbi ta. Është hall i madh. Sidomos kur tek partia të njohin thjesht si zar pa vlerë.
Dhe këtu ata ngecin, e kuptojnë që janë të marrë fund. Prandaj i sheh duke këputur broçkulla, duke sharë e mallkuar lart e poshtë nëpër TV apo fejsbuk.

Sikur vetëm për këta, qē njerëz të tillë mos kenë më shpresë të merren me politikë, që kërmij të tillë që ngjiten lart duke u jargavitur e lëpirë mos kenë më shpresë, ia kam bërë kabull personalisht gjithë kontributin që kam dhënë. Sepse këta dhe soji i këtyre kanë qënë plumbi në armën e kryetarëve kur ekzekutuan këtë vend për 30 vjet..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.