E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte e eleminuara e parë e sezonit të ri të Big Brother VIP?
Showbiz

Kush ishte e eleminuara e parë e sezonit të ri të Big Brother VIP?

Xhodi Skura ka përfunduar zyrtarisht aventurën e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke u bërë banorja e parë që largohet nga edicioni i pestë i reality show-t.

Ajo u përball me televotimin pas një nominimi ku ishin përfshirë edhe Angelo, Seno dhe Lorna, por nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të vijuar rrugëtimin në lojë.

Pas shpalljes së rezultatit, Xhodi provoi edhe fatin e saj në studio duke hapur “biletën e fatit”, e cila këtë herë nuk i rezervoi një surprizë pozitive.

E eliminuar në javën e parë, Skura është banorja e parë që lë garën në këtë sezon të pestë të “Big Brother VIP”. Menjëherë pas largimit, ajo u shpreh për fituesin që do të donte të shihte në fund të spektaklit.

“Është ende shumë herët për të bërë parashikime, por unë do të doja që Selia ta fitojë”, deklaroi Xhodi pas eliminimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.