Kush janë 17 vrasësit shqiptarë që do të deportohen nga Britania
Në nëntor të këtij viti, pritet të nisin ekstradimet drejt Shqipërisë të rreth 200 shqiptarëve që vuajnë dënimet e tyre në burgjet britanike. Këto ekstradime do të realizohen në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Britanisë së Madhe. Ndër ta, është edhe vrasësi Mane Driza, i njohur si “Tony Montana” apo “Scarface”, mes 17 vrasësve të dënuar që do të deportohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. Media britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull të gjatë lidhur me këto ekstradime. Kjo marrëveshje parashikon që Shqipëria të rimarrë kriminelët e rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës. Ata do të vuajnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin bërë në Britani, ndërsa Britania do të paguajë Shqipërisë një shumë të caktuar në vit për këtë marrëveshje. Ministri shqiptar i drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se synojnë të kryejnë transferimet e para në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët britanikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



