Kush ka qenë e dënuar në Greqi gjyqtarja GJOKA, MANEKU apo SHPATA?
Naim Noka
Nëse faktohen zyrtarisht akuzat e medias greke për gjyqtaren Irena Gjoka reforma dhe vetingu vihen në dyshim
As që më intereson fare nëse po gjykon dosjen e Berishës, Malltezit apo cilado qoftë ajo apo Ai, si Beleri nga Himara. Nuk me duhen fare kush i ka porositur investigimet apo shkrimet per këtë gjyqtare e cila të flasim drejt kur ka kaq akuza dhe konflikt interesi në çeshtjet që ka në duar profesionalisht duhej të jepte dorëheqje. Por kjo pak rëndësi ka dhe është në drejtën e saj profesionale.
Rëndësi për mua dhe për çdo taksapagues të këtij vendi ka fakti i rëndë, nëse gjyqtarja GJOKA ka qenë e dënuar dhe ka mashtruar sistemin dhe tempullin e drejtësisé.
Ose të paktën të informohemi se cila ka qenë e dënuar në Greqi gjyqtarja GJOKA, MANEKU apo SHPATA?
Si mund të dënojë e gjykojë për mashtrime e falsifikime një gjyqtare që ka fshehur dënimin?
Nëse Gjyqtarja Gjoka ka deklaruar se nuk është dënuar dhe mediat greke sot na kanë sjellë prova se ajo rezulton e dënuar në shtetin fqinj më vjen keq por këtu tallja e “menderes” me ligjin , vetingun është e rëndë dhe kjo gjyqtare nuk duhet të presë si Hajdari i Kuçovës, Valdrini i Shkodrës apo Kajmaku i Vorës, që ti vijnë provat zyrtarisht por nëse ka pak ndërgjegje profesionale dhe qytetare të dorëzojë dorëheqjen dhe të presë e qetë sanksionohet me veprime të tjera penale.
“Nëse informacionet që janë publikuar nga mediat greke do të faktohen zyrtarisht atëherë kjo është një situatë skandaloze ku një gjyqtar që ka kaluar vetingun kishte detyrimin që të deklaronte çdo gjë në formularin e vetëdeklarimit dhe mes tyre është pika nëse ka qenë i dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë ose jo.
Gjyqtarja Gjoka ka deklaruar se nuk është dënuar dhe mediat greke kanë sjellë prova se ajo rezulton e dënuar në shtetin fqinj dhe kjo sanksionohet me veprime të tjera penale ndaj gjyqtares.
Gjyqtarja Gjoka që paska qenë një person i ndaluar me 12 vite ndalim hyrje në shengen do të duhej për një afat 10 vjeçar t’i ndalohej e drejta e ushtrimit të profesionit të gjyqtares.
Ndaj mbetem i bindur se nëse ka qenë e dënuar shumë shpejt do të dalë edhe zyrtarisht dënimi i saj nga drejtësia greke, ndoshta edhe për të paragjykuar dosjen Beleri. Por në këtë palo vend, kemi edhe palogjyqtarë siç rëndom gëlojnë “palot” gjithandej në çdo qelizë të shoqërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



