E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush po e merr Butrintin?
Lajme

Kush po e merr Butrintin?

Klodian Tomorri

Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar nga studio ligjore Tashko dhe Pustina. Ministria e Kultures thote ne ralacionin zyrtar se studio “Tashko dhe Pustina” e hartoi marreveshjen sipas nje kontrate sponsorizimi te lidhur ne vitin 2020.

Flonja Borici, pronarja e studios “Tashko-Pustina” pasi hartoi marreveshjen dhe pasi shkroi ligjin qe ja jep Butrintin fondacionit te ngritur per kete qellim, papritur eshte emeruar ne Bordin e Drejtoreve te Fondacionit. Bordi ka 5 persona ne perberje dhe do te kushtoje 140 mije dollare ne vit.

Pra zonja Borici, e cila beri ligjin per t’ia kaluar parkun e Butrinit fondacionit te ngritur per kete qellim, do te marre 28 mije euro ne vit nga fondacioni. Marshallah kontrata e sponsorizimit. Por kjo eshte vetem antipasta.

Bordi emeron aparatin ekzekutiv qe do te menaxhoje Parkun dhe ka vendimarrjen kyce ne aspektin financiar. Pra keta miratojne investimet, shpenzimet e tjera dhe mbi te gjitha do te vendosin se si do te shpenzohen te ardhurat qe do te gjenerohen nga parku.

Ne planin e biznesit shkruajne se bileta per te hyre ne Park do jete nga 7 deri ne 11 dollare per vizitor, por Bordi ka tager qe ta indeksoje ate sipas inflacionit. Pra ta rrise deri ne 30 per qind me shume akoma. Para e madhe. Te kushton me lire te hysh ne muzeun e Uffizit ne Firence.

Tani nese une bej nje ligj qe kalimi ne rrugen Tirane-Durres te behet me pagese dhe te ardhurat te menaxhohen nga nje Fondacion ku une te jem drejtor, ma pranon qeveria kete? Se kete ka bere ne rastin e Butrintit.

Ka dhe disa pyetje te tjera?
1-A ka qene studioja “Tashko dhe Pustina” studioja ligjore e inceneratoreve?

2- A ka derguar studioja “Tashko dhe Pustina” shkresa zyrtare per nderprerjen e kontratave tek kompanite furnitore te inceneratoreve, ne emer te ketyre te fundit?

3-A ka ankesa nga furnitoret e huaj, te cilit Klodian Zoto i ka lene pa paguar per studion ligjore “Tashko dhe Pustina” prane administratorit shteteror qe menaxhon sot kompanine e sekuestruar te Klodian Zotos?

4- Dhe me e rendesishmja. A ka qene studio ligjore “Tashko dhe Pustina” pjese e negocimit te kontrates se inceneratorit te Tiranes me Bashkine e Tiranes apo atyre te Fierit dhe Elbasanit me bashkite respektive? Dhe nese po, a do te sjelle kjo studio ne Parkun e Butrintit te njejten eksperience pozitive ne mbrojtjen e interesit publik ashtu si eksperienca impresionuese e inceneratoreve?

Une i di pergjigjet e ketyre, por eshte qeveria qe duhet te beje transparence per qytetaret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.