E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushi mesazh urimi për nxënësit: Siguria dhe shëndeti juaj, elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne
Publik News

Kushi mesazh urimi për nxënësit: Siguria dhe shëndeti juaj, elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne

Nëpërmjet një video-mesazhi për fillimin e vitit shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve.
“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, – shprehet ministrja.

Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.
“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin,” – u thotë ministrja Kushi nxënësve të klasave të ndryshme që kanë vizituar ministren në zyrë.

Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.
“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- nënvizon Znj. Kushi.

Në video-mesazh kanë përcjellë mesazhe të veçanta edhe nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme.
Ruajtja e higjienës dhe mbajtja e maskave, ishte një prej mesazheve, ndërkohë që janë përcjellë edhe disa nga risitë që vijnë këtë vit për herë të parë në shkolla, si anglishtja për klasat e para, arti e zejet, apo klasat sportive.

Ndërkohë që edhe nisma “Librat Falas”, vlera e periudhës së mësimit plotësues që nisi më 1 shtator, mesazhi i maturantit, si dhe rëndësia e kushteve të mira në shkolla për mbarëvajtjen e mësimnxënies, ishin ndër mesazheve të nxënësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.