E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është 39-vjeçari që u ekzekutua bashkë me gruan e tij
Lajme

Ky është 39-vjeçari që u ekzekutua bashkë me gruan e tij

Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë së bashku me bashkëshorten e tij pas një atentati me armë zjarri të ndodhur gjatë ditës së sotme në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7” në momentin kur janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave, të dy kanë humbur jetën në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të përfshirjes së tij në çështje të mëparshme penale. Ai, së bashku me vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, janë akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gegë Mëhilli (i njohur edhe si Gent Mëhilli apo Gent Pjetri), ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2016.

Mësohet se në vitin 2017, Mujeci është arrestuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje, ku një 47-vjeçar humbi jetën. Sipas hetimeve të kohës, ai dhe vëllai i tij dyshohet se kishin ndihmuar autorin kryesor në organizimin e pritës ndaj viktimës.

Në atë periudhë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj tyre për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë, për ngjarjen e sotme në Lezhë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.