Lacio dorëzohet në fund, Strakosha mposhtet vetëm me penallti
Lacio nuk ka arritur të marrë tre pikë mjaft të vlefshme në ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës në kampionatin Italian, pasi takimi përfundoi në barazim 1-1.
Lacio edhe pse ishte në avantazh pothuajse gjatë gjithë ndeshjes nuk arriti të fitojë pasi një penallti e dhënë për ekipin vjollcë në fund prishi gjithçka.
Isjte mbrojtësi De Vrij ai që kaloi në epërsi lacialët në minutën e 25-të, ku u duk se edhe Fiorentinas nuk do të ishte një pengesë e pakapërcyeshme, porn ë minutën e 93-të një gabim në mbrojtje bëri që miqtë të realizonin me Babacar falë një 11-metërshi ku mposhti portierin Strakosha.
Megjithatë pëenalltia në minutat e fundit nuk është kapërdirë nga drejtori sportive i Lacios Igli Tare i cili ka zbritur në fushë duke iu vërsulur gjyqtarit kryesorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



