E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncoi djalin e deputetit të PS, merren në pyetje nëna dhe motra e Xhiselës
Lajme

Denoncoi djalin e deputetit të PS, merren në pyetje nëna dhe motra e Xhiselës

Merren ne pyetje ne prokurorine e Fushë Krujës, nena dhe motra e Xhisela Maloku, vajza qe denoncoi per perdhunim, perndjekje dhe dhune djalin e deputetit te PS-se, Rrahman Rraja.

Ne deponimin e saj, ne kohen qe ka bere kallezimin per te riun, Rexhep Rraja, vajza ka treguar gjithe sa ka ndodhur, nderkohe qe ish i dashuri e ka marre me dhune nga banesa, i ka vene pistoleten ne bark dhe e ka detyruar te shkoje me te ne hotel. Atje, ajo ka treguar se eshte dhunuar, eshte djegur me cigare dhe i ka rene te fiket.

Nderkohe, ish-punonjësi i Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili mori kallezimin e vajzes, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhisela Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisari Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.

Personi që i ka vënë pistoletën në kokë, sipas tij, ka qenë vëllai i deputetit Rraja, ndërsa në atë kohë kanë ndërhyrë Taulant Balla dhe Artur Bushi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.