E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!
Lajme

Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Shkolla ku mësoi 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq: Ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër


Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri.

Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Mesazhi i shkollës:

Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.
U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.