E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj thirrje  Samir Manes:  Meqë ke para, nuk mund të sillesh si pronar i Republikës. Tërhiqu nga Dukati!
Lajme

Lapaj thirrje Samir Manes: Meqë ke para, nuk mund të sillesh si pronar i Republikës. Tërhiqu nga Dukati!

Adriatik Lapaj

Samir Mane, deri sot nuk të kam përmendur kurrë, pasi nuk më rezultoje i ngatërruar në tendera publikë.

Unë sot po të drejtohem në vetë të parë, me emër e mbiemër, sepse punonjësit e tu kanë dhunuar banorët e fshatit Dukat për t’u marrë ujin. Kjo është vijë e kuqe dhe askush nuk duhet t’ia lejojë vetes ta kalojë.

Ti nuk mund të mendosh se, meqë ke para, mund të sillesh si pronar i Republikës. Tërhiqu nga Dukati! Mos e vazhdo atë aventurë! Ujin për banorët e kompleksit tënd gjeje ku të duash! Ta mendoje kur e ndërtove dhe e shite sa frëngu pulën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.