‘Larg duart nga Moise Kean’/ Juventusi i dërgon klubeve mesazhin e qartë
Juventusi ka një djalosh të artë në duar dhe nuk do ta lëshojë atë. Moise Kean është njeriu i momentit te Juventusi, duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur.
Golat me Italinë dhe trepikëshi që i dha Juventusit me golin e tij në ndeshjen me Empolin, kanë bërë drejtuesit bardhezinj të ofrojnë një rinovim të kontratës për 19-vjeçarin.
Sipas “Tuttosport”, Mino Raiola, menaxheri i lojtarit dhe drejtuesit do të ulen të bisedojnë për kontratën e Kean.
Nga 500 mijë euro që është duke përfituar deri tani, Kean do të arkëtojë deri në vitin 2024 plot 2 milionë euro në sezon.
Juventusi duket se me këtë lëvizje po blindon lojtarin dhe largon çdo pretendent të mundshëm për ta blerë atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



