Kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se nuk është njoftuar nga kryeministri Albin Kurti për këtë vendim, duke e konsideruar të njëanshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit midis dy partive.
Në këto momente LDK ka mbledhur kryesinë për të diskutuar hapat që do të ndërmarrin. Mustafa ka paralajmëruar nisjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
“Nuk shohim më arsye që të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.
Thuhet se shkak për krisjen është bërë shkakrimi i ministrit të LDK-së, pasi nuk mbajti të njëjtin qëndrim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, por LDK në të njëjtën kohë do të heqë nga shpatullat e saj përgjegjësinë për prishjen me SHBA.



