E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Le Figaro” 7432 kërkesa për azil nga Shqipëria  në 2016, para sirianëve, afganëve dhe sudanezëve.
Uncategorized

“Le Figaro” 7432 kërkesa për azil nga Shqipëria në 2016, para sirianëve, afganëve dhe sudanezëve.

Ministri i Jashtëm thirret urgjent ne Francë

Shkrimi i “Le Figaro”  dhe alarmi i  numrit rekord te azilkërkuesve  ka qenë edhe arsyeja, që Bushati menjëherë pas mbërritjes në Paris, nuk është takuar me homologun e tij, ministrin e Jashtëm, por me ministrin e Brendshëm, Collomb. Vetë ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë, se Ministri Bushati kreu një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb në të cilin pika kryesore ishte situata e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar.

“Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shume të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil”, u shpreh Ministri Bushati në përfundim të takimit.

Kurse nga ana e tij Ministri Collomb, pasi i deklaroi Bushatit, se kjo situatë është përtej çdo limiti dhe se duhet të marrë fund urgjentisht. Ai ka  theksuar gjithashtu, se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Shqiptarët kampion për azil në Francë, ministri i Brendshëm i kërkon llogari kryeministrit Rama

Sipas këtij reportazhi azilkërkuesit nga Shqipëria mbajnë vendin e parë në këtë shtet. Situata është bërë aq alarmuese saqë vetë ministri i Brendshëm, e ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke i shprehur situatën shqetësuese.

Shkrimi i plotë i “Le Figaro”:

Në Tiranë, si në Korçë apo në veri në Peshkopi, vështirë të gjesh një familje shqiptare pa një të afërm në emigracion. Ikja nga Shqipëria nuk është fenomen i ri, por ajo ka filluar të rritet në përmasa që prej heqjes se vizave nga Komisioni Europian me 2010 një masë që u lejon shqiptarëve të udhëtojnë lirshëm në hapësirën Shengen.

Sot shqiptarët zënë vendin e parë në podiumin e trishtë të kërkuesve të azilit në Francë meMund të duket e habitshme sesi shtetas te vendeve që nuk janë në gjendje lufte të vijnë e të kërkojnë azil, por kjo ndodh se procedurat nuk janë bllokuese të francezëve dhe administrata ka pak mjete për të trajtuar shumë kërkesa.

Për këtë arsye, sapo shqiptaret vënë këmbën në tokën franceze, gjëja e parë që bëjnë është të kërkojnë azil. Sipas Tonit, një imigrant shqiptar që ka jetuar 4 vjet në France dhe më pas e rikthyen, ai vetë erdhi fare shpejt. Ma thanë disa kushërinj. Ata vetë kishin shitur shtëpinë. Më thanë që në France është rehat, që as ke nevojë të punosh , te japin strehim dhe para. Nuk e imagjinoja se gënjenin meqenëse ata vazhdonin të rrinin në Francë, por në fakt nuk mund të ktheheshin dot më se s’kishin më të holla. Dhe kështu vajta dhe unë”.

Meqenëse kontrollet në aeroportin e Tiranës janë përforcuar sipas marrëveshjes me Komisionin Europian, Toni ashtu si mijëra shtetas të tjerë shqiptarë kaloi nga Shkupi ku kontrollet janë më të lehta. Për këtë arsye Franca ka dërguar ekipe sigurie për të ndihmuar autoritetet në Prishtine, Shkup apo Selanik.

“Kur mbërrita në Paris ne aeroportin Beauvais, aty menjëherë kërkova azil”, vazhdon Toni. Përnjëherë me siguruan 370 euro në muaj, por pa të drejtë pune deri sa të më vinte përgjigja për azil. Kur erdhi përgjigja negative, Franca më dha prapë një shume parash që të kthehesha në Shqipëri”. Por Toni arriti gjeti disa punë në të zezë, por sot thotë se ishte kohe e humbur kot dhe i vjen keq që shumë bashkëkombas të tij bien në kurthin e rrjeteve kriminale.

Deri tani shqiptarët emigronin masivisht drejt Greqisë apo Italisë. Por kriza ekonomike që ka mbërthyer këto dy vende po i rishpalos ndryshe rrugët e emigracionit. Për Vangjel Dulen , deputet në Kuvendin e Shqipërisë fenomeni i largimit nga Shqipëria s’ka për të ndaluar. “Varfëria, papunësia, korrupsioni dhe klientelizmi e shtyn rininë të kërkojë gjetiu një të ardhme më të mirë”. Një numër politikanësh shqiptarë të paformuar, por që mbajnë poste kyçe, akuzohen për vjedhje të fondeve publike.

“Kjo gjendje është po ashtu rezultat i faktit se që prej rënies së komunizmit me 1991, s’ka ndodhur asnjëherë që zgjedhjet te kontestohen deri në atë pike sa të anulohen”, komenton me tej Vangjel Dule. Kjo mungesë e theksuar stabiliteti qoftë politik si edhe ekonomik mund të ndreqet pretendon qeveria, nëse vendi aktualisht kandidat, arrin dhe anëtarësohet në BE.

Një perspektive fare e parakohshme për shumë vëzhgues. Ndërkaq, Zherar Kolomb , ministri i Brendshëm francez po shpreh një vullnet të fortë për të zgjidhur “në javët e ardhshme problemin më të mprehtë të azilit në France që përbëhet nga azilantët shqiptare, sepse 75% e tyre ne nivelin europian ndodhen ne France”. Pasi i telefonoi kryeministrit shqiptar Edi Rama, Zherar Kolomb deklaron se “kanë vendosur bashkë të ndërmarrin një numër masash kooperimi midis forcave të sigurisë të të dyja vendeve”.
 Alarm në Francë, thirret urgjent në Paris, ministri i Jashtëm. Ultimatum Bushatit nga ministri i Brendshëm, Collomb
Gazeta e madhe “Le Figaro” kishte njoftuar se tashmë shqiptarët janë kampion, si azilkërkues në Francë dhe për këtë situatë alarmante me emigrantët shqiptarë në Francë, qeveria e këtij vendi ka thirrur urgjentisht në Paris, ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, për ti dhënë ultimatumin e fundit. Ministri i Brendshëm Gerard Kolombo kishte telefonuar edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Brenda muajit Shtator është njoftuar, se ai do të bëjë edhe një vizitë për këtë çështje në Tiranë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja, që Bushati menjëherë pas mbërritjes në Paris, nuk është takuar me homologun e tij, ministrin e Jashtëm, por me ministrin e Brendshëm, Collomb. Vetë ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë, se Ministri Bushati kreu një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb në të cilin pika kryesore ishte situata e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar.

“Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shume të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil”, u shpreh Ministri Bushati në përfundim të takimit.

Kurse nga ana e tij Ministri Collomb, pasi i deklaroi Bushatit, se kjo situatë është përtej çdo limiti dhe se duhet të marrë fund urgjentisht. Ai ka  theksuar gjithashtu, se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.