E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Le t’i marrë Rama të gjitha pushtetet”- Armand Shkullaku: Çfarë duhet të bëjë opozita pas 30 qershorit
Lajme

“Le t’i marrë Rama të gjitha pushtetet”- Armand Shkullaku: Çfarë duhet të bëjë opozita pas 30 qershorit

Gazetari Armand Shkullaku ka dhënë sugjerimin e tij se çfarë duhet të bëjë opozita në vijim pas zgjedhjeve të datës 30 qershor.

 

 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se opozita duhet ta lejojë Kryeministrin Edi Rama që të marrë të gjitha pushtetet dhe t’ia bëjë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarëve aksionin e saj.

“Pas asaj që ndodhi më 30 Qershor, unë do të thoja që të vazhdonte në idenë e braktisjes totale, për t’ia lënë Ramës gjithçka. PD duhet t’ia bënte të qartë gjithë shqiptarëve. PD ja ka lënë de facto të gjitha pushtetet Edi Ramës. Opozita duhet të ketë për detyrë t’ju tregojë njerëzve si mendon ajo të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Kjo mendoj duhet të jetë beteja e PD për t’i bindur që rruga e saj mund të jetë e gjatë, por që të çojë drejt një garancie që ajo që do vijë pas mos ndodhi më kjo që na ndodhi”, tha gazetari Armand Shkullaku.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka paralajmëruar se në datën 8 korrik në orën 20:00 do të mbahet protesta e 10-të kombëtare e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.