Lesi paralajmëron arrestimin e Berishës në parlament të enjten
Nikoll Lesi nëpërmjet një shkrimit te “Koha Jonë” ka deklaruar se më 18 dhjetor, kur Këshilli i Mandateve të vendosë për Sali Berishës për kërkesën e SPAK, në Tiranë do të ketë trazira.
Ndërsa të enjten, sipas tij, Sali Berisha do të arrestohet në sallën e Parlamentit nga Policia e Shtetit.
Në shkrim theksohet se nga ana e demokratëve nuk do të ketë protesta paqësore.
“Policia e Shtetit që të dielën në darkë kalon në gatishmëri të lartë. Të hënën, PD e Berishës, ka thirrur militantët dhe popullin opozitar në Tiranë për t’u konfrontuar me policinë. Kishte muaj që Berisha e kërkonte një mosbindje civile dhe kjo po vjen të hënën, datë 18 dhjetor. Mësohet se Berisha po lajmërohen kudo demokratët dhe skalionet e zjarrit për të ardhur në Tiranë. Nuk do të jetë protestë paqësore, kjo dihet nga burimet policore. Ditën e hënë votohet te kryesia e parlamentit, atje ku pritet vala e madhe e përplasjes së turmes, pra votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Me pas të enjten votohet për të arrestuar Berishën, të cilin policia e shtetit do ta marrë me pranga në duar direkt nga salla e Kuvendit”, është ky shkrimi i publikuar tek Koha Jonë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



