Leter e Hapur, per “Opinion”-in e hapur te Blendi Fevziu!
Erl Kodra
Meqense ju jeni nje gazetar tashme i vjeter, meqense emisioni juaj akoma ka shikueshmeri te larte, por mbi te gjitha, meqense keni zene nje hapesire goxha te rendesishme mediatike ne nje televizion kombetar, ju lutem, te keni pak meshire per ne, ndjekesit dhe degjuesit e programit tuaj. Sepse, “Opinioni” juaj, nisur qe nga emri qe ka, me merite apo jo, eshte i rendesishem ne kete vend.
1. Transmetimi i emisionit tuaj kater here ne jave. menyra e ogranizimit te tij, te ftuarit e rendesishem te ketij vendi, por mbi te gjitha, sepse ne te shkretet akoma nuk kemi nje alternative me te mire se sa “Opinion”-i juaj, ju kane kthyer ju, se bashku me “Opinion”-in ne te vetmen alternative mediatike televizive, ku ne do te mund te informohemi, degjojme, por edhe te orientohemi drejt.
2. Une jam i ndergjegjshem se ju nuk mund te kenaqni te gjitha pritshmerite tona, ose te gjitha shijet e majta dhe te djathta. Por ka nje dallim te madh mes shijeve te gjithesecilit dhe ekuilibrit qe duhet te kete nje gazetar i formatit tuaj, dhe nje emision shume i rendesishem politik, sic eshte “Opinion”-i juaj. Sa i lumtur do te isha nese do te konsideroni sadopak mendimin tim, duke u kujdesur te shmangesh disa gabime, te meta ose quaji si te duash, qe sipas mendimit tim, “Opinion”-i juaj eshte duke vuajtur shume.
3. Po e filloj me te ftuarit. Ju lutem, here te tjera, kujdesu qe ne studio mos te ftosh me njerez qe dine gjithcka. Sepse une kam frike nga njerezit e gjithedijshem. Sepse ata flasin me terma te medha ne gjuhe te huaj, jane fodull dhe megollaman, fyejn bashkebiseduesit dhe fjalet e tyre nuk kane asnje force argumentuese llogjike, por kane vetem imponimin. Ju lutem mos ftoni here te tjera, per te folur per Temat me te rendesishme shqiptare, sic eshte opozita dhe protesta e saj njerez qe fyejn. Mos ftoni here te tjera Tak Ngjelen, sepse keshtu jeni duke fyer inteligjencen e shikuesve. Kur them Tak Ngjela, kam parasysh njerez qe artikulohen ngjashem, me terma madheshtor anglez, por ne thelb jane bolshevik te pariparueshem, me sindromen e Stockolmit. Me beso, nese e ben kete, je duke u bere ndere te madh edhe popullit te majte.
4. Mund te besh edhe disa rregullime te tjera, si psh t’i lejosh te ftuarit ta cojne nje mendim deri ne fund, dmth ta artikulojne plotesisht mendimin e tyre te rendesishem, pa e nderprere ate. Mund te presesh pak, sa te marresh pergjigjen e pyetjes se pare pa bere te dyten. Dhe, ajo cfare eshte kryesore, kujdesu qe stafi yt te jete paksa me profesional. Sepse ajo cfare ndodhi mbreme (e hene 20 shkurt 2017) me perzgjedhjen e komenteve te ndjekesve tuaj ishte thjesht e shemtuar, jo profesionale dhe perverse. Dhe mire bere qe e nderpreve leximin e komenteve. Ishte nje shemti qe te ngjallte krupen.
5. Dhe se fundi, “Opinion”-i juaj eshte shume i rendesishem. Realisht eshte keshtu, sepse per fat te keq apo te mire, ju jeni me i ndjekuri, nuk ka asnje alternative me te mire dhe me serioze. Hapesira mediatike tradicionale eshte rrudhur shume, megjithate televizioni eshte akoma nje lojtar i forte. Duke marr parasysh Haremin e Madh me Media te Blera qe ka ngritur Kryeministri Edi Rama, do te ishte e pafalshme per ju qe t’i bashkoheshit ose te flirtonit me kete Harem. Koha qe jetojme, javet dhe muajt qe do vijne jane vendimtare per te ardhmen e afert dhe te larget te Shqiperise. Eshte fat i madh qe ju personalisht, gazetari Blendi Fevziu nuk keni probleme ekonomike, nuk keni ambicje per te qene nje oligark ekonomik. Kjo ka rendesi absolute per ne, sepse besoje ose jo, per fatin tone te mire ose te keq, ju dhe “Opinion”-i juaj jeni absolutisht media me e rendesishme ne hapsiren televizive shqiptare. Dhe kjo eshte nje pergjegjesi e madhe per ju.
P.S. U lutem te gjithe atyre qe do lexojne kete tekst, ta shperndajne ate, ne menyre qe ta lexoj gazetari Blendi Fevziu. Ju ftoj gjithashtu te jepni mendimin tuaj per kete ceshtje, ne keto dite te rendesishme per demokracine shqiptare.
(Ripostim, publikuar per here te pare 21 Shkurt 2017)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


