E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja Vetëvendosja publikon ofertën që ia bëri LDK’së
Publik News

Lëvizja Vetëvendosja publikon ofertën që ia bëri LDK’së

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka bërë publike ofertën që Albin Kurti i ka bërë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës për bashkëqeverisje.

Me një shënim në facebook, ai shkruan se LVV ka propozuar që nga 12 të bëhen 14 ministri, me ç’rast LDK do t’i ketë 6 dhe LVV 5.

“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së”, thuhet në shkrimin e Bislimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.