Lewandowski dhe Robbeni: Do ta kemi të vështirë të fitojmë kundër Liverpoolit
Dyshja e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Arjen Robben, e ka pranuar se do ta ketë të vështirë ta fitojë sfidën kundër Liverpoolit, kur këto dy klube të ndeshen në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Bayerni do ta vizitojë Liverpoolit në stadiumin Anfield për ndeshjen e parë, më 19 shkurt. Gjermanët nuk do ta kenë të lehtë ta fitojnë këtë ndeshje kundër liderit të Premierligës, që ka qenë në formë mjaft mbresëlënëse këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Përkundër që para se të zhvillohet kjo ndeshje, Bayerni do t’i luajë edhe pesë ndeshje të tjera në kuadër të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, dyshja Lewandowski-Robben tanimë i ka vënë sytë te Liverpooli.
“Mendoj se luajtëm shumë mirë në grup. Natyrisht, tani e kemi një kundërshtar shumë të vështirë, Liverpoolin. Në këtë moment, ata janë më të mirët në Premierligë”, ka thënë sulmuesi polak, Lewandowski.
“Ne ende i kemi disa javë kohë deri në atë ndeshje dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme mënyra se si do të ndihemi një javë para ndeshjes, nëse jemi të gatshëm, jemi mirë fizikisht”.
“Nëse i kemi këto, atëherë do të luftojmë në maksimum dhe shpresoj se do të kalojmë në rundin e radhës. Natyrisht, ne ëndërrojmë ta mposhtim Liverpoolit. E dimë se do të jetë e vështirë dhe qysh nga minuta e parë në minutën e 90-të, do të jemi 100 për qind të përqendruar”.
Pavarësisht që Bayerni nuk e ka startuar këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme në Bundesligë, ku kanë mbetur gjashtë pikë prapa Dortmundit, Robbeni beson se ata duhet t’i qasen ndeshjes kundër Liverpoolit pa u frikësuar.
“Është e qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të jetë edhe shumë interesante. Të luash në Anfield është një sfidë e këndshme dhe kështu duhet ta marrim edhe ne”, ka thënë Robbeni.
“Duhet të shkojmë me mentalitet pozitiv, me shumë vetëbesim. Natyrisht, i kemi edhe disa ndeshje të tjera deri atëherë, kështu që duhet të tentojmë ta bëjmë një ecuri të fitoreve dhe të jemi në formën më të mirë të mundshme për atë ndeshje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



