E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liderët e Unionit deklaratë pas samitit në Kiev: Do përdorim asetet e ngrira të Rusisë për rindërtimin e vendit
Lajme

Liderët e Unionit deklaratë pas samitit në Kiev: Do përdorim asetet e ngrira të Rusisë për rindërtimin e vendit

Deklarata erdhi pas samiti të sotëm mes BE dhe Ukrainës, të mbajtur në Kiev.

BE-ja i referohet aseteve ruse që u përkasin individëve të lidhur me Kremlinin, të cilin e sanksionoi pas pushtimit të Ukrainës.

SHBA, BE, Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe biznese ruse, përfshirë të ashtuquajturit oligarkë.

Duke folur në konferencën për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qëllimi i tij ishte “absolutisht i qartë” për të filluar negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Ne nuk do të humbasim asnjë ditë të vetme në punën tonë për të afruar Ukrainën dhe BE-në”, shtoi Zelensky.

Ndërsa shefi i BE-së, Charles Michel, tha: “Ukraina është BE dhe BE është Ukraina”.

Michel shtoi se unioni do të mbështesë Kievin në çdo mënyrë që të mundet.

“BE është me ju sot, BE do të jetë me ju dhe me njerëzit tuaj nesër.”

Duke iu referuar ofertës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, ai shtoi: “Le ta bëjmë realitet.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.