E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lideri suprem i Iranit flet indirekt edhe për Shqipërinë: Ka bashkëpunuar për…
Publik News

Lideri suprem i Iranit flet indirekt edhe për Shqipërinë: Ka bashkëpunuar për…

Teksa tensionet midis Uashingtonit dhe Teherani kanë arritur në nivele kulminante pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Souleiman, lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, flet edhe për Shqipërinë, duke e konsideruar një vend djallëzor, për shkak të strehimit të anëtarëve të forcave opozitare iraniane të njohur si MEK.

Ai nuk e ka përmendur direkt Shqipërinë, por vendi jonë është i vetmi vend evropian që ka strehuar muxhahedinët iranianë, të cilët kanë vepruar për dekada në Irakun fqinj kur ky shtet drejtohej nga Sadam Hysein.

“Është një vend shumë i vogël por shumë djallëzor evropian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentët armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe Kushtetutën tonë”, ka thënë midis të tjerash ai gjatë një fjalimi të transmetuar nga rrjeti pan-arab, Al Jazeera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.