Liljana Elmazi : Rama burracaku që merret me zonja !
Pas protestës së djeshme duke bllokuar disa nga akset kryesore në gjithë vendin, policia ka nisur procedim për disa nga deputetë e djathtë të cilët ishin edhe të deleguarit e partisë për të mbikëqyrur militantët e djathtë.
Në rotondon e Plugut, në Lushnje, ku përgjegjës ishin deputetët Arben Ristani dhe Lilajana Elmazi, policia nuk ka kursyer që procedim të ngrejë ndaj dy deputetëve të Vlorës, çka ka ngjallur edhe reagimin e deputeteve të tjerë demokratë. Deputetja Mimoza Hajdarmataj i ka bërë thirrje Aleancës së Grave Deputete kryetare e që te reagojë në lidhje me këtë veprim të policisë ndaj deputetes Elmazi.
Reagimi
Republika e vjetër në grahmat e fundit. Procedimi penal ndaj një deputeteje është fundi i parlamentit të turpit dhe i një kryeministri diskriminues ndaj grave.
Miq,
Njoftimi zyrtar i policisë, për të nisur proçedim ndaj koleges Elmazi, më shkaktoi edhe më shumë neveri ndaj kësaj qeverisje e mazhorance që përmes shtetit policor me dhunë shkresore, kërkon të mbahet në këmbë e ti thotë shqiptarëve ”po bëjmë shtet”!!!
Vajmedet Edi Rama, që edhe në historinë e Vlorës ku ti je deputet, do hysh si burracaku që merret me zonja që i kanë dhënë e i japin krenari qytetit me trimërinë dhe kontributin e tyre. I bëj thirrje Aleancës së Grave Deputete të reagojë për rastin. Të jemi mbi të gjitha Aleanca e Grave të Lira, në parlamentin e kapur nga krimi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



