E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lippi reagon ndaj akuzave të Tavecchios
Sport

Lippi reagon ndaj akuzave të Tavecchios

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi Marcelo Lippit, në lidhje me deklaratat e Tavecchios, se Ventura ishte përzgjedhur prej tij.

Nga Kina e largët, ku ish-tekniku që shpalli Italinë kampione Bote në 2006-ën, po punon si menaxher i skuadrave kombëtare të atij shteti, mohoi të ketë qenë ai që zgjodhi Venturën në stolin italian.

Prej dy ditësh po flitet për mua dhe po më ngarkojnë disa përgjegjësi jo të miat. Dje ishte Malago, ndërsa sot Tavecchio, që gënjyen kur thanë se Venturën e kisha zgjedhur unë. Në procedurën e përzgjedhjes së teknikut të ri, unë realizova takime me Montellën, Venturën dhe Gasperinin. Më pas shkova në zyrën e Tavecchios dhe i shpjegova përparësitë e të 3-ve, sipas pikëpamjes time, ndërsa i theksova se vendimi final i takonte atij. Në përfundim të fjalës time, Tavecchio më tha se do zgjedhë Venturën, sepse ka me shumë eksperiencë dhe i duket më i përshtatshëm”, tregoi Lippi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.