Lista e plotë, ja kush janë kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit
EMRAT
Ka përfunduar afati i KQZ-së për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki. Dje përfundoi koha e caktuar për dorëzimin e dokumentacionit.
Kandidatët e regjistruar janë:
-
Bashkia Vlorë: Dionis Sota (propozuar nga zgjedhësit) dhe Brunilda Mersini (Partia Socialiste)
-
Bashkia Berat: Pavlo Shkarpa (propozuar nga zgjedhësit) dhe Ervin Ceca (Partia Socialiste)
-
Bashkia Cërrik: Florenc Doka (Partia Socialiste), Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet) dhe Amarildo Hoxha (propozuar nga zgjedhësit)
-
Bashkia Mat: Altin Bojni (Partia Socialiste), Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha (propozuar nga zgjedhësit)
-
Bashkia Tepelenë: Gabriel Guma (propozuar nga zgjedhësit) dhe Gramoz Sako (Partia Socialiste)
Kjo listë do të përdoret si baza për fushatën zyrtare dhe garën e kandidatëve për secilën nga pesë bashkitë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



