E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kombëtarja e Panuçit  Dorëzohet (Video)
Sport

Kombëtarja e Panuçit Dorëzohet (Video)

 

Është mundur 2-0 ekipi yne   në “Hampden Park”

Sfida mes Skocisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve Pas triumfit ndaj Izraelit, kuqezinjtë e Panuçit do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv  për të siguruar në një farë mënyrë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C. Shqipëria dhe Skocia nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, teksa kjo do të jetë sfida e parë mes tyre.

sdkskdsNdryshe nga ndeshja me Izraelin, në këtë përballje, tekniku Panuçi ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion duke ulur në stol Gurin, Hykën dhe Bashën, ndërkohë që fanella e titullarit i është besuar Sabjen Lilajt, Emanuele Ndojit dhe Bekim Balajt.

 

bandicam 2018-09-10 20-45-26-276

LIVE| SKOCI-SHQIPËRI 2-0

65′ Emanuele Ndoji ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

56′ Hysaj merr krahun dhe provon një krosim në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës duke përfunduar jashtë.

55′ Memushaj provon të nisë Balajn, por ndërhyjnë mbrojtësit kundështar, që mbyllin hapësirën.

50′ Mundësi e shkëlqyer për Shipërinë, Balaj gjuan nga brenda zonës, portieri kundështar bën heroin duke pritur një gol të sigurt.

49′ Balaj merr një dhuratë nga mbrojtësit kundështarë, por nuk arrin të përfitojë, pas daljes së portierit mik.

47′ GOL Skocia 1-0. Naismith ndëshkon kuqezinjtë. 

46′ Starton pjesa e dytë, Panuçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj në fushë Prenga.

Përfundon pjesa e parë, dominim i dukshëm i Skocisë. 

41′ Skocia gjen golin e parë, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt.

38′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi, por nuk arrin ta shfrytëzoj siç duhet.

36′ MekDonald provon me një goditje nga distanca, topi shkon mbi traversë.

33′ Gavazaj provon të shpërthejë nga krahu i djathtë, por i vëmendshëm portieri, i cili del dhe kontrollon topin.

28′ Nuk rreshtin sulmet e Skocisë, Robertson hedh një top në zonë, devijin vendimtar i Gjimshitit që dërgon topin në këndore.

24′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit të parë. Melgrei gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi përplaset në shtyllë.

22′ Sabjen Lilaj provon me një goditje drejt portës, por topi është shumë larg kuadratit.

20′ Dominim i frikshëm i vendasve në këto minuta të para.

19′ MekDonald ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

17′ Panik në zonën e Shqipërisë për pak sa nuk na ndëshkojnë skocezët. Gjimshiti bën shpëtimtarin.

16′ Sutar ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Ndojit.

12′ Robertson provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, por për fat të mirë, nuk kroson siç duhet dhe topi del jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.

5′ Përsëri rrezik në portën e Strakoshës, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, por shpëton për mrekulli porta e Shqipërisë.

5′ Pranë golit Skocia, pas një goditje dënimi nga e djatha të MekGregor, por topi grushtohet nga Strakosha në këndore.

3′ Pasime të shumta në mesfushë nga skocezët, ende asnjë rrezik në portat kundështare.

1′ Ka nisur takimi, Skocia luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKOCIA: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

SHQIPËRIA: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.

41442514_175768196587619_2162243290227802112_n

fjskja]

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.