E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liverpool ende pa fitore më 2019, eliminohet nga FA Cup
Sport

Liverpool ende pa fitore më 2019, eliminohet nga FA Cup

Liverpool është eliminuar sonte nga FA Cup pasi që është mposhtur me rezultat 2-1 nga Wolverhampton. Në këtë ndeshje Jurgen Klopp startojë me ekipin e tij të dytë dhe me disa lojtarë të akademisë, por që nuk arriti rezultat pozitive nga kjo ndeshje

Liverpool ende nuk e ka shijuar fitoren gjatë vitit 2019.

Pasi u mposht në Premier Ligë në derbin e Mancheshter City për kreun e tabelës, Liverpool sonte ka humbur kundër Wolverhampton me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte një pjesë më e baraspeshuar por vendasit ishin më të mirë dhe arritën që të shënojnë në minutën e 37’të.

Një gabim i Milner bëri që skuadra e vendasve të përfitojë dhe të organizojë një kundërsulm që rezultoi me gol nga Jiminez.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liverpool e nisi më mirë.

Ishte Origi që e shfrytëzon një top të humbur nga mbrojtja vendase dhe shënon një gol të bukur në minutën e 50-të.

Por, Wolves reagon shpejt.

Pas pesë minutave Neves lëshon një projektil nga më shumë se 20 metra ku portieri Mignolet nuk arrin që ta pret.

Xherdan Shaqiri ishte afër që ta barazonte rezultatin në minutën e 70-të, por topi goditi shtyllën, kurse më vonë Liverpool luajti më mirë sidomos pasi që në lojë hyri Salah.

Me këtë humbje Liverpool e shënon humbjen e dytë në vitin 2019, derisa eliminohet nga FA Cup.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.