E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liverpool shkatërron Burnley-n, mesazh i qartë për Bayern
Sport

Liverpool shkatërron Burnley-n, mesazh i qartë për Bayern

Roberto Firmino dhe Sadio Mane kanë shkëlqyer duke e rikthyer Liverpoolin te fitorja në Premierligë me nga dy golat secili triumfin 4:2 kundër Burnleyt të dielën në Anfield.

Sulmuesi brazilian Firmino dhe Mane shënuan katër golat e fitores së të kuqve kundër Burnleyt në krizë, duke i ndihmuar skuadrës së Jurgen Kloppit t’i afrohet në vetëm një pikë liderit Manchester Cityt në krye të Premierligës.

Liverpooli po vinte nga një barazim pa gola me Evertonin javën e kaluar, pas të cilit e humbi pozitëne parë në ligë pas një kohë të gjatë.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri u la në stol për ndeshjen e tretë më radhë nga trajneri gjerman dhe nuk u aktivizua fare as nga banka e rezervistëve.

Burnely i tronditi të kuqtë duke kaluar në epërsi me një gol kontrovers, pas vetëm gjashtë minutave lojë, kur Ashley Westwood shënoi direkt nga korneri, por Alisson Becker ishte penguar në zonën e tij nga dy futbollistë vizitorë.

Megjithatë, reagimi i djelmoshave të Kloppit ishte i shkëlqyer, me Firminon që riktheu vendasit në lojën në minutën e 19-të.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Sadio Mane shënoi një supergol për epërsinë e parë të Liverpoolit në këtë takim.

Rreth njëzet minuta para fundit, Firmino e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Burnley e drithëroi Liverpoolin një minutën e fundit, kur shënoi golin e dytë përmes Matej Vydra, por në minutën e fundit të kohës shtesë, Mane shënoi sërish duke ia siguruar tri pikë të mëdha të kuqve në garë për titull.

Liverpooli renditet i dyti me 73 pikë, një më pak se lideri Manchester City.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.